Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha reagon për herë të parë pas zgjedhjes së Metës: Akt i ri për thellimin e krizës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes së Ilir Metës në postin e presidentit të republikës. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, Berisha e cilëson këtë një akt të ri për thellimin e krizës politike në vend. Berisha ka ftuar sërish qytetarët të çohen për t’i dhënë ndëshkimin e merituar Edi Ramës

“Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.

Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!! sb”, shkruan Berisha në FB.

Please follow and like us: