Albspirit

Media/News/Publishing

Blerësi paguan 350 mijë euro për shtëpinë e Ilir Metës, i merr përsipër edhe kredinë 155 mijë euro

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shitur vitin e kaluar katër apartamente.

Sipas Panoramës, tre apartamente janë shitur në total 204 mijë euro, rreth 325 milionë lekë të vjetra, ndërsa apartamenti i katërt është shitur 345 mijë euro.

Blerësi i apartamentit të katërt i ka paguar 100 mijë euro në 2016-ën, çiftit Meta-Kryemadhi dhe pjesa tjetër, 245 mijë euro, do të depozitohet në vitet në vijim. Po ky blerës, ka marrë përsipër edhe shlyerjen e kredisë prej 155 mijë eurosh që kishte Meta. Pra në total, vetëm një apartament në Tiranë, Ilir Meta e ka shitur për 550 mijë euro ose gati 760 milionë lekë të vjetra. Jo keq për një shtëpi në kryeqytet, qoftë edhe në zonën e ish-Bllokut.

Në total, me shitjen e 4 apartamenteve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar më shumë se 1 miliard lekë të vjetra, duke rezultuar për ta një “biznes” shumë fitimprurës.

Please follow and like us: