Albspirit

Media/News/Publishing

Vietnam, 8 të dënuar me vdekje për trafik heroine

Mediat në Vietnam thanë sot se një gjykatë në kryeqytetin Hanoi dënoi me vdekje tetë nejrëz për trafik drogash. Gjykata e Popullit në Hanio tha se 11 njerëz u dënuan për trafikim të rreth 300 kilogramëve heroinë nga Kina prej vitit 2004 deri në shkatërrimin e organizatës në 2015.

Tetë nga të dënuarit morën dënim me vdekje ndërsa tre të tjerët u dënuan me burgim të përjetshëm. Mes këtyre të fundit ishte dhe kreu i organizatës Dang Minh Chau, dënimi i të cilit u reduktua pasi kishte një fëmijë nën 3 vjeç.

Vietnam ka disa nga ligjet më të ashpra të drogave. Zotërimi ose trafikimi i 100 gramëve heroinë ose 20 kilogramëve opium dënohet me vdekje. Prej vitit 2013 ekzekutimet nuk kryen më me skuadër pushkatimi por me injeksion.

Please follow and like us: