Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Mosbindja, më 19 qershor

Mesnatën e 18 qershorit, Kushtetuta dhe ligjet e asaj që quhet republika e vjetër nga Partia Demokratike do të bëhen nul, sipas saj, kurse ajo që quhet republikë e re nga PD-ja do të nisë më 19 qershor, me mosbindjen civile.

“Më 19 qershor, asnjë qytetar i lirë shqiptar, që e ndjen veten pjesë të republikës së re, nuk duhet t’i paguajë asnjë taksë republikës së vjetër dhe nuk do t’i bindet asnjë ligji të republikës së vjetër”, tha Basha.

Gjatë kësaj kohe, shtoi Basha, do të nisë të krijohet korpusi instucional, ligjor dhe kushtetues i republikës së re: “Bazuar në parimet themeluese të SHBA dhe vendeve demokratike europiane, që do të jenë Kushtetuta dhe ligjet e vetme të vlefshme për qytetarët e republikës së re”.

Në takimin e Bashës merrnin pjesë mbështetës të opozitës nga qyteti i Kavajës, ku më 7 maj zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale. Kreu i opozitës tha se nga kjo ditë do të nisë bashkimi më i madh qytetar kundër zgjedhjeve fasadë.

“Asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket në Kavajë, por asnjë qytetar nuk do të detyrohet nga krimi, droga dhe qeveria e republikës së vjetër në një proces fasadë”, theksoi kreu i PD-së.

Basha tha se para regjistrimit të kandidatëve në KQZ ka pasur oferta prej qindra mijëra eurosh nga segmente të pushtetit ndaj partive të opozitës për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor më 18 qershor: “500 mijë euro iu ofruan vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita”.

Basha falenderoi aleatët që nuk pranuan, ndërkohë që i vuri emër opozitës së re: “Fryma e Re Demokratike në fakt është OSHEE-ja, e cila ka vënë firmat për regjistrimin e një partie që nuk ka asnjë anëtar dhe një kryetar me kohë të pjesshme. Ben Blushi, apo siç do të njihet që këtej e tutje, Sali Rexhepi, është alibia, fasada e një pseudo-opozite”.

Please follow and like us: