Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot përjashtimin nga kandidimi për deputeti i PS-së, i Namik Dokles.
Sipas Berishës, Namikut i ka mbetur ora në kohën e Dullës, dhe se ai duhet të ndjehet krenar se e ka zëvendësuar jo me hajdut pulash, por me hajdutë bankash.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

sdlNamik te ka mbetur ora ne kohen e Dulles!
Falendero Ramen sepse te ka nderuar, ai te ka zevenedesuar jo me hajdute pulash, por bankash!!
Te dashur miq, dje lexova ne media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partise Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e perjashtoi nga listat e deputeteve, kercenoi ate duke i thene i ziu ti po me zevendesove me ndonje hajdut pulash!
Kjo shprehje miq perdorej ne kohen e diktatures se Dulles ku zakonishte gjeja me e çmuar per t’u vjedhur ishte ndonje pule.
Kurse ne kohen e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse eshte zevendesuar me vjedhjen e bankave.
Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora ne kohen e Dulles. Ai duhet te ndjehet krenar se Rama ne te vertet e ka zevendesuar jo me hajdute pulash por me hajdut bankash!

Please follow and like us: