Albspirit

Media/News/Publishing

Elvi Fundo: Edi Rama dje përfundoi rilindjen e PS

Kreu socialist Edi Rama në rast me mund të quhet i tillë e ka çuar deri në fund procesin e Rilindjes të PS.

Listat e djeshme të kandidatëve për deputetë thuajse nuk kanë aspak socialistë në to. Shumica janë njerëz të afruar në PS pas viteve 2000 apo individe pa peshë politike, por të ngritur vetëm nga Rama.

Disa prej tyre në rast se PS nuk do të kishte atë kryetar nuk i iqasnin as tek oborri i selisë. Janë të shumtë ata që jo vetëm nuk i përkasin PS por kanë hyrë me qoka politike në lista. Dikush edhe me pazare korruptive, kjo nuk përjashtohet kurrë.

Por ajo që pamë dje me listat e PS ishte fakti që shumica apsolute ishin Rilindas, tek-tuk ndonjë socialist klasik, se shumë prej atyre të vërtetëve tashmë në fakt janë konvertuar në Rilindas.

Lista e paraqirur nga Edi Rama dje ishte mbyllja e nje procesi, Rilindja e PS, kthimi i kësaj force nga një parti idealiste dhe me personalitetë në partinë e klientelës servile ndaj kryetarit dhe atyre që kanë gjuajtur fort me gurrë PS-në.

Procesi i Rilindjes të PS po shkon drejt fundit dhe Edi Rama në 12 vite me veton e tij mundi ti ndryshonte strukturën një partie të vjetër dhe tradicionale që në thelb kishte ideale dhe parime. Sot nuk është më e tillë, ajo nuk është më partia socialiste por Rilindja dhe thjesht duhet të ndryshojë emrin. Parimet dhe idealet kanë vdekur, tani është vetëm servilizmi, klientelizmi dhe korrupsioni

Aty nuk duket të ketë më socialistë, përjashto ndonjë kokër, të tjerët janë sekt mavi që janë bashkuar në një grup të ashtuquajtur “Rilindje”, thjesht dhe vetëm për të përfituar çtë mundin nga qeverisja vendin.

Edhe ndonjë po e njihni mos e quani më socalist sepse e fyeni, e kanë për turp të jenë të tillë, duan të jenë Rilindas.

Please follow and like us: