Albspirit

Media/News/Publishing

Kush kërkon të vrasë Behxhet Pacollin? Ja mesazhi kërcënues

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli është kërcënuar me jetë. Pacolli ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e tij, ku ka bërë edhe denoncimin në polici. Sms-ja i është dërguar nga një serb, i cili banon në Zvicër.

Ne mesazhin që i është dërguar Pacollit, i cili i është dorëzuar hetuesve të Policisë, atij i thuhet për planin e mundshëm të vrasjes.

“Një grup interesi në Serbi po përgatitet seriozisht për likuidimin tuaj”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar Pacollit.

Pacolli, ditët e fundit u sulmua nga mediat serbe që janë të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Gazeta “Informer” ka shkruar se Pacolli ka blerë me para vendimin e drejtësisë franceze, e cila e la të lirë Ramush Haradinaj si dhe po ndihmon me lekë Kosovën dhe Shqipërinë që ti shpallin luftë Serbisë. Nga video e publikuar nga Klan Kosova del edhe mesazhi kërcënues i mbërritur në telefonin e Pacollit.

Please follow and like us: