Albspirit

Media/News/Publishing

Lirimi i Haradinajt, Serbia tërheq ambasadorin nga Franca për 3 muaj

Serbia ka tërhequr ambasadorin e tyre në Francë duke marrë vendimin që për afro 3 muaj të heqë dorë nga pjesmarrja e zhvillimeve në Francë. Ky vendim është marrë pas lirimit të Ramush Haradinajt me vendim të gjykatës në Colmar të Francës, thotë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic

Pas vendimi të gjykatës në Colmar për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, Serbia ka tërhequr ambasadorin e tyre atje dhe ka marrë vendim që për tre muajt e ardhshëm të mos marrin pjesë në asnjë takim diplomatik, shkruan Tanjug.

Në këtë mënyrë, Serbia ka vendosur ta bëjë këtë si shenjë proteste, ndaj vendimit të Gjykatës së Colmarit, e cila nuk e mori parasysh flet-arrestin e lëshuar nga Serbia në vitin 2004 për Ramush Haradinajt.

Please follow and like us: