Albspirit

Media/News/Publishing

PD dënon shkarkimin nga puna të gazetarëve në Shkodër: Formë e re e censurës

 

Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të dy gazetarëve Simon dhe Eliona  Shkreli  në Shkodër duke e dënuar si akt.

PD thotë se bashkëshortët u shkarkuan nga televizioni lokal  pasi kritikuan në rrjetet sociale përzgjedhjen e Metës si president.

PD shton se shkarkimi nga puna për shkak të një statusi në rrjetet sociale është një formë e re censure në median shqiptare.

Deklarata e Partisë Demokratike:            

Partia Demokratike denon shkarkimin nga puna të gazetarëve Simon Shkreli dhe Eliona Shkreli, nga pronari i televionit Channel 1 në Shkodër, Agron Cela, që është deputeti i Ilir Metës dhe një prej oligarkëve të mazhorancës, për shkak të një statusi në Facebook të gazetarit ku ai shprehte pakënaqësinë për zgjedhjen e Metës president.

Kjo është nje formë e re dhe e prapranueshme e censurës, ku pronarët e lidhur me qeverinë kërkojnë të kontrollojnë dhe hapësirat personale të gazetarëve siç është Facebook.

Një fenomen në rritje ky, pasi Edi Rama, Ilir Meta dhe republika e vjetër e zhytur ne krim e pazare, pasi kanë kapur pjesën më të madhe të medias, nuk durojnë as kritikat në rrjetet sociale.

Një ditë pasi mbajti fjalën në parlament, ku tha se ai zgjedh demokracinë, Ilir Meta provoi se është binjaku i Ed?i Ramës si censor dhe shtypës i fjalës së lirë. Gazetari i njohur Simon Shkreli dhe bashkëshortja e tij u pushuan nga puna prej pronarit të televizionit në Shkodër, deputetit, mikut dhe oligarkut të kësaj mazhorance vetëm për një opinion në rrjetin social.

Kjo formë e rëndë censure dhe shtypje e mendimit të lirë është në ditet e fundit dhe shpejt do të bjere bashkë me republikën e vjetër të krimit, të drogës, të koncesioneve, tenderave e oligarkëve që kanë kapur dhe median në vend.

Please follow and like us: