Albspirit

Media/News/Publishing

Vladimir Kosta: Partia e Ramës është partia e drejtorëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është revoltuar pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kosta e ka shprehur revoltën e tij në një koment te një status i kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, në rrjetet sociale.

Ja reagimi i Vladimir Kostës:

“Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.

Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie”!

Please follow and like us: