Albspirit

Media/News/Publishing

Basha, ultimatum qeverisë: 48 ditë kohë para se të asgjësojmë republikën

 

Lulzim Basha është treguar i ashpër sot nga çadra ndërsa ka sulmuar këdo që është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai i quajti mercenarë Bamir Topin dhe Ben Blushin.

Duke i nisur akuzat e tij me KQZ, Basha tha se monizmi nuk mund të kthehet më në Shqipëri.

“Rama, ke 48 ditë kohë para se të shpallim luftën totale për asgjësimin e republikës së vjetër. Mosbindje civile duke nisur që nga data 7 maj në Kavajë, do shtrihet në çdo qytet në çdo lagje në çdo fshat duke kulmuar më 18 qershor kur shqiptarët do të marrin kontrollin fizik të Shqipërisë. Ndaj harroje se mund të trembësh dhe mund të blesh PD. Ajo palo KQZ, me ato palo deklarata është e diskretitur. Në KQZ u regjistrua vetëm koaliconi i 2013, por edhe ai nuk është i plotë, pasi i le pas ca bishta. Në KQZ është një subjekt zgjedhor, jo 17” – tha Basha.

Please follow and like us: