Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-pronari i “Agon Channel” falimenton ekipin anglez, tifozët pushtojnë fushën

Leyton Orient dy vite më parë ishte pretendent për t’u ngjitur në Championship, por tashmë me krizën financiare që ka përfshirë klubin, pritet që të zhduket fare dhe të luajë nëse kanë dëshirë, në ligën e amatorëve.

E gjitha kjo situatë ndodh për “meritë” të Francesco Becchettit, pronarit të klubit (ish-pronari i Agon Channel në Shqipëri), që e mori Leytonin në garë për ngjitje në Championship dhe në dy vjet e zbriti dy kategori më poshtë, përveçse e ka fundosur klubin financiarisht dhe borxhet janë pa fund.

agonnnnBecchetti ka kohë deri në 12 qershor që të paguajë gjithë borxhet ose të shesë klubin, përndryshe do të shpallet falimentimi dhe klubi do të shkrihet.

Ndeshja e djeshme kundër Cochesterit, e fundit për këtë sezon, nuk u lejua nga tifozët të përfundonte normalisht, sepse pak minuta para fundit mijëra tifozë u futën në fushë për të protestuar, pa krijuar asnjë incident me lojtarët e zyrtarët e ndeshjes.

Pas rreth 2 orësh tifozët u larguan dhe u vendos që ato pak minuta që kishin mbetur, pa asnjë vlerë realisht, të luheshin, në mënyrë që të konsiderohej e rregullt fitorja 3-1 e Colchester.

Please follow and like us: