Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkimi i gazetarëve, Manjani: Kulmi, nga një status të fluturohesh nga puna

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj heqjes nga puna të dy gazetarëve në Shkodër. Sipas Manjanit të fluturosh nga puna nga një status në Facebook është kulmi.

“Liria e gazetarit është vetë liria! Një status në FB dhe fluturohesh nga puna! Kulmi! Dhuna ndaj fjalës së lirë ka kohë që është bërë “institucion politik”. Tani po ndalohet mendimi. Te ndalojnë të çosh nëpërmend gjëra që “dhunuesit” nuk i pëlqejnë!

Halli është se askush nuk e di se çfarë nuk i pëlqen “dhunuesit”. Se po ta dish, të paktën të del borxhit….

Janë disa gazetarë që më kanë shkruar e treguar se si pronari ose edhe vetë politikani (te Ai e kam fjalën) janë telefonuar për të fshirë statuset e tyre ne FB apo rrjete të tjera sociale.

Shumica prej tyre i kanë fshirë, për fat të keq. Vendi i punës.. Palo punë! Të paguajnë për fjalën e lirë dhe të heqin pagën kur flet i lirë. Paradoks!

Lajmi i mirë është se të paktën i thonë këto gjëra. Që do të thotë se ata (gazetarët) nuk janë me pronarët! As me politikanin! Janë me lirinë. Thjesht duhet të gjejnë një vend për ta shprehur mendimin me fjalë.

“Fjala mort nuk ban”- është sentencë i ligjit kanunor. Pra nuk ka qenë traditë hakmarrja për fjalë. Kjo politika e sotme ka kanun tjetër…

Gazetarët e Shkodrës (burrë e grua) zgjodhën të mos e fshijnë statusin. Zgjodhën lirinë dhe publiku duhet ti jetë mirënjohës je sepse shprehen mendimin, por se në këto kohë të vështira nuk u tërhoqën!

Respekt për çdo gazetar, që mendon, investigon e shprehet lirisht!

Respekt edhe për ato gazetarë që janë zëdhënës të propagandës politike! Nuk është faji i tyre pse mbajnë familjen me lexim e shkrim tekstesh të të tjetëve.

Dhunuesit e fjalës së lirë janë ata që duhen ndëshkuar!

Liria e gazetarit është liria e shoqërisë. Nuk e di sa e lirë është shoqëria në këto kushte…”, shkruan Manjani.

Please follow and like us: