Albspirit

Media/News/Publishing

Suela Bako merr çmimin si aktorja më e mirë në Amerikë

Aktorja shqiptare Suela Bako ka arritur të rrëmbejë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”, në Amerikë.

Me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”, ajo ka arritur të bindë jurinë e të vlerësohet me këtë çmim, tejet i rëndësishëm për aktoren duke marrë në konsideratë filmat e tjerë konkurrentë që kanë qenë në garë në këtë edicion.

“Suela Bako është vlerësuar me çmimin si aktorja më e mirë në Nashville Film Festival në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan KultPlus. “Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë që dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj, të cilët e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë. E lënduar nga sjellja e tyre, ajo vendos të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar. Në këtë film, Suela Bako luan rolin e nënës të një familje që i duhet të përballet me mashtrimet e shtrigës.

Please follow and like us: