Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Jam gati të takohem me Kim Jong Un

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, është shprehur i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, pavarësisht tensioneve të fundit. Nëse kjo do të ndodhë, Trump do të ishte “shumë i nderuar”.

“Mund të ndodhë”, tha Trump gjatë një interviste për “Bloomberg”, teksa përsëriti se kjo duhet të bëhet vetëm në rrethanat e duhura. “Unë do e bëja. Pjesa më e madhe e politikanëve nuk do e thonin kurrë. Por unë e them”, tha Trump.

Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti liderin Kim Jong-Un “një biskotë shumë të zgjuar”.

Komentet e tij vijnë në një periudhë tensioni të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut për shkak të zhvillimit të programit bërthamor nga vendi komunist.

Ndërkohë, duke komentuar vrasjet politike të regjimit të Phenianit, Trump tha se nuk mund të tregojë me siguri nëse Kim Jon-Un është i shëndetshëm nga mendja.

Please follow and like us: