Albspirit

Media/News/Publishing

Basha shtyn fjalën në çadër për shkak të takimit në Presidencë

Nga selia blu mësohet se kryeopozitari Basha ka shtyrë fjalën e tij të programuar për tu mbajtur sot në çadrën e opozitës.

“Fjala e Bashës në çadër, shtyhet deri në një lajmërim të dytë”,- bëjnë me dije burime të “Shuplakës” pranë Partisë Demokratike.

Mësohet se përpara disa minutash, presidenti ka thirrur palët për një takim të dytë në Presidencë për të zgjidhur krizën politike. Takimi është thirrur për në orën 19:00.

Presidenca ka njoftuar se në orën 19:00 do të mbahet një takim tjetër ndërmjet kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha me presidentin Nishani.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Me ftesë të Presidentit Nishani do të zhvillohet sot pasdite takimi i dytë mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të opozitës Basha.

4 maj 2017

Me ftesë të Presidentit të Republikës,  Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha,sot në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës. Ky është takimi i dytë negociator që thirret nga kreu i shtetit.

Takimi i parë ishte dje që nisi në orën 10:00 të paradites dhe që zgjati rreth 3 orë. I pari që doli nga Presidenca ishte Kryeministri Edi Rama, i cili nuk preferoi të jepte asnjë prononcim për gazetarët dhe u largua në këmbë drejt Kryeministrisë.

Rreth 45 minuta më vonë, nga zyra e kreut të shtetit doli edhe kreu i opozitës Basha, i cili u largua gjithashtu duke mos dashur të prononcohet.

Ftesa e kreut të shtetit për këtë takim u bë të martën në mbrëmje përmes një deklarate publike, në të cilën Presidenti shprehte shqetësimin e tij maksimal për përmasat e krizës politike.

Nishani i kërkoi Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës uljen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Për këtë Presidenti ofroi angazhimin e tij institucional në shërbim të dialogut. Të dyja palët u shprehën të gatshme për këtë tryezë dialogu.

Në këtë takim, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Gramoz Ruçi, ndërsa Lulzim Basha nga Edi Paloka.

Please follow and like us: