Albspirit

Media/News/Publishing

Bie WhatsApp, probleme në Europë dhe SHBA

Kaos gjithandej. Pse? Bie WhatsApp! E përsërisim WhatsApp ka rënë. Mbrëmjen e së mërkurës njerëz në mbarë botën e kishin të pamundur të dërgonin mesazhe te njerëzit e tyre. Sipas medieve ndërkombëtare problemi duket se është përhapur në pjesën më të madhe të Europës, por edhe në Brazil, Meksikë dhe SHBA. Përdoruesit e këtij aplikacioni e kanë pasur të pamundur të tëgojnë mesazhe ndërsa përpara kanë njoftimin: “connecting”. Kaq ka mjaftuar që shumë komente të bëhen në rrjetet e tjera sociale.

Please follow and like us: