Albspirit

Media/News/Publishing

Politika e jashtme e SHBA-së do varet vetëm nga siguria kombëtare

Albert Çaçi

Sekretari i Shtetit amerikan, Rex Tillerson, në udhëheqjen e aksioneve të Amerikës në botë do të mbizotërojë siguria kombëtare mbi vlerat e përgjithshme. Politika e jashtme amerikane nuk do të jetë më e varur nga të drejtat e njeriut. Skandal apo është e vërtetë?

Jemi duke asistuar në lindjen e një doktrine të re të Donald Trump, të artikuluar nga shefi i diplomacisë dhe e përvijuar në sjelljen e deritanishme të vetë presidentit? Apo administrata e re po e thotë me zë të lartë atë që paraardhësit nuk guxonin ta thonin?

Tillerson nuk ka dashur të ndjekë linjat e deritanishme, përkundrazi ka nënvizuar element të thyerjes dhe të inovacionit. SHBA, ka deklaruar ai, nuk do të udhëhiqen më në aksionet me shtetet e huaja mbi bazën e vlerave amerikane, por do të udhëhiqen nga interesi i sigurisë kombëtare.

Doktrinën e re Tillerson, ish shefi ekzekutiv i EXXON, e ka shpalosur përpara punonjësve të Departamentit të Shtetit duke bërë dallimin midis vlerave dhe politikave që do të udhëheqin strategjinë e tij.

Në këtë sens, Ministri i Jashtëm në njëfarë mënyre vendos rregull në kaosin e dukshëm të këtyre 100 ditëve.

Me pak fjalë, nacionalizmi, “Amerika e para” mbi gjithçka.

Duke u liruar nga të drejtat e njeriut apo nga principet e Deklaratës Universale që është Karta e Kombeve të Bashkuara, që është edhe e inspiruar nga përmbajtja e kushtetutës amerikane, Trump  mund të justifikojë të gjitha piruetat e fundit.

Nga flirti me Putinin, tek ngrica e deri tek riafrimi i fundit. E njëjta gjë edhe me Kinën. Në fillim e ofendoi tani e josh. Nga Armata e Pathyeshme tek dëshira për të takuar Kim Jong. Po kështu, qëndrimi i lëkundur ndaj NATO s, kështu me radhë lista është e gjatë.

Kështu, në qoftë se nuk do të ekzistojnë vlerat, por vetëm interesat kombëtare, atëherë mbizotëron pragmatizmi. Gjithçka është e negociueshme. Çdo pozicion në politikën e jashtme mund të mohohet ose përmbyset në pak orë në qoftë se favorizon një efekt pozitiv për negociata.

E djathta amerikane dhe mbështetësit e Trump në gjithë botën nuk habiten pasi, sipas tyre, nuk ka asgjë të re. Kështu, mbështetja e progresistëve të vlerave të të drejtave të njeriut nuk i pengoi ata që presidenti demokrat John Kenedi të impenjohej në luftën e Vietnamit apo Hillari Klinton të aprovonte sulmin mbi Irak ose Barak Obama të autorizonte sulmet me dronë.

Në këtë sens, Trumpi do të ishte më pak hipokrit se paraardhësit dhe kundërshtarët e tij.

Nuk ka dyshim se një superfuqi si SHBA ka ndjekur gjithmonë një politikë të jashtme nisur nga interesat kombëtare. Megjithatë mbështetja e të drejtave njerëzore shërbente si një zgjerim i këtyre aksioneve.

Ishte pikërisht kjo që interesat kombëtare  dhe hegjemonia kulturore amerikane mbështeteshin mbi këto vlera dhe e lejonte atë të bënte një sërë aleancash botërore që nuk ishin të bazuara vetëm në principet e forcës, por edhe mbi interesa të përbashkëta dhe principe që buronin nga bindje të njëjta./konica/

Please follow and like us: