Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Saliu shahist i vjetër, e di që nëse nuk e ha një herë gurin, nuk të vjen më rasti

Kryeministri Rama para gazetarëve nga kryministria ka folur për marrëveshjen që nuk u arrit me opozitën ditën e djeshme duke thënë se i ka ofruar opozitës një zgjidhje në tavolinë.

Ai është shprehur se i ka ofruar opozitës zv. kryeminstrin e propozuar nga PD, po jo anëtar i kësaj parti, i cili do të jetë në krye të një task force që do të monitorojë qeverinë në zgjedhje.

Rama është shprehur se ashtu si në lojën e shahut, nëse nuk e ha gurin në kohën e duhur, ngaqë e ka patur mendjen për të ngrënë mbretëreshën, nuk të vjen më rasti.

Sali është një shahist i vjetër. Ajo që ishte në tavolinë para një jave, nuk mund të jetë po aty. Ky është shahu! Nëse nuk e ha një herë gurin, nuk të vjen më rasti se e ke patur mendjen tek mbretëresha. Unë i kam bërë opozitës një propozim që as në ëndrrat e mia nuk e kam parë kur kam qenë në opozitë: për të vëzhguar në kohë reale, nga afër trupën arsimore, burgjet dhe policinë, me një zv. Kryeministër të propozuar nga PD, por jo anëtar i kësaj partie, duke e vënë në krye të një task force për të garatuar mos vënien e zgjedhjeve në dispozicion të qeverisë” – tha Rama

Please follow and like us: