Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e Britanisë: Mbështesim shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, të shmanget dhuna

Pas ambasadës amerikane, edhe ajo britanike ka përshëndetur vendimin e Edi Ramës për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë.

Në deklaratën e ambasadës britanike, u bëhet thirrje partive politike për t’u angazhuar për dialog dhe për të shmangur dhunën gjatë periudhës parazgjedhore dhe zgjedhore.

 “Në vijim të lajmeve të fundit, Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet“, thuhet në njoftimin e ambasadës Britanike.

Please follow and like us: