Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Maskarada e PS-PD-LSI me votën e shqiptarëve

Anëtari themelues i “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhiu, akuzoi dy palët e politikës se sot në prag të zgjedhjeve po kryejnë maskaradën më të madhe që ka ndodhur ndonjë herë në Shqipëri, duke ushtruar një presion të papreçedentë mbi qytetarët pak javë para ditës së tyre, kur do të duhej të  shkonin të lirë para kutisë së votimirt.

I ftuar në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, Bojaxhi akuzoi dy krahët e politikës shqiptare se nga njëra anë po kërkonjë të bllokojë qytetarin me shitblejre votash dhe nga ana tjetër t’i ndalojë të votojnë. I pyetur në se pjesëmarrja e “Sfida” në zgjedhje është fasadë, Bojaxhi sqaroi: Një grup qytetarësh që kanë një vit që kanë shpallur një lëvizje të re, kanë një vit që përgatiten të hyjnë në zgjedhje kundër çdo establishmenti politik i kujtdo krahu, në të gjitha momentet kanë kritikuar dy palët për mënyrën se si kanë qeverisur vendin, tani kritikohen pse hyjnë në zgjedhje dhe akuzohen se po bëhen fasadë e dikujt. Kjo vetëm në Shqipëri ndodh.

Please follow and like us: