Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania e cilëson hap pozitiv shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë

Ambasada Gjermane ka mirëkuptim për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë.

Deklarata u bë para pak minutash nga ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ajo tha se shtyrja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës bëhet “për të mbajtur të hapur kësisoj rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare”.

“Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë”, – vijon qëndrimin ambasadorja gjermane, Susanne Schütz.

Kurse apelon: “Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë”.

Please follow and like us: