Albspirit

Media/News/Publishing

Homazhet, Enver Hoxha dhe kërcënimet: Orët para ‘Kavajës’

Krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishin të pranishëm Presidenti i vendit, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë.

Nuk kanë munguar në homazhe edhe veteranët e luftës, të cilët kanë kujtuar edhe një herë shokët e tyre, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të ndryshëm.

Rama dhe Meta i nderuan veteranët edhe në një drekë të posaçme, ku deklaruan se falë tyre, Shqipëria është shtet sot.

Disa prej veteranëve kanë kujtuar edhe diktatorin Enver Hoxha.

Këto homazhe vijnë në kohën kur tensioni politik në vend është në nivele të larta.

Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili, deklaroi nga homazhet se “duhet të lëshojmë më shumë nga vetja për stabilitetin e Shqipërisë”.

Kurse nga çadra e protestës, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se nga Kavaja do të nisë përballja e madhe.

Basha tha se nuk do ketë zgjedhje pa opozitën.

Frika se në Kavajë mund të ketë incidente gjatë zgjedhjeve të pjesshme, ka bërë që diplomatët të angazhohen fuqishëm për zgjidhen e krizës përpara 7 majit.

Please follow and like us: