Albspirit

Media/News/Publishing

Krejt papritur qeveria jep dorëheqjen

Gjashtë muaj para kalimit të mandatit dhe të zgjedhjeve të reja parlamentare qeveria e koalicionit në Çeki dha sot dorëheqjen. Si arsye është një mosmarrëveshje midis kryeministrit çek Bohuslav Sobotka dhe ministrit të Financave Andrej Babis.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim tatimor. Në lidhje me këtë akuzë kanë filluar hetimet nga autoritete tatimore dhe nga policia e shtetit. Andrej Babis është kryetar i Partisë Liberale ANO.

Me këtë hap kryeministri deshi të hapë rrugën për të mundësuar zgjidhjen e krizës politike. Këtë e deklaroi Bohuslav Sobotka për mediat e vendit. Fjalën e fundit për pranimin e tërheqjes së qeveris e ka Presidenti i shtetit Milos Zeman.

Zgjedhjet e ardhëshme janë caktuar tanimë për datat 20 dhe 21 tetor.

Please follow and like us: