Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i KQZ i shkruan Llallës: PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë

Në prag të zgjedhjeve në Kavajë kryetari i KQZ, Denar Biba, i kërkon kryeprokurorit Adriatik Llalla që të të marrë masa për të mos u bllokuar proçesi zgjedhor.

Në letër ngrihet shqetësimi nga kreu i KQZ-së pas informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të policisë Haki Çako.

Informacionet konsistojnë në bllokimin e proçesit të votimit duke filluar me KZAZ-n numër 42 përmes zhvillimit të tubimeve dhe grumbulllimeve të simpatizantëve të Partisë Demokratike.

Kreu i KQZ-së tha se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, por shpreh shqetësimin se në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës.

“Me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush në respektim të ligjit për të monituruar ekseset e mundshme që mund të ndodhin gjatë protestave”, u shpreh Biba.

Please follow and like us: