Albspirit

Media/News/Publishing

Megan Fox promovon markën e saj të veshjeve intime

Karriera prej aktoreje nuk është shumë e zhvilluar, në jetën private ka pasur ndonjë pengesë në dashuri (u martua dhe më pas është ndarë disa herë me Brian Austin Green, baba i 3 fëmijëve të saj), por Megan Fox ka gjetur mënyrën për t’u kthyer në protagoniste.

Si? Duke u zhveshur. Top-modelja është bërë së fundmi bashkëpronare e markës së veshjeve intime të “Frederick’s of Hollywood” dhe përveç se ka fuqi vendimarrëse dhe një sërë detyrash si biznesmene, ka vendosur edhe të pozojë si protagoniste në fushatën e re pranverë-verë.

Fotot janë shumë “hot”, me një Mgan Fox që shfaqet para telekamerës në një kolazh fotosh me ngjyra të ndezura. Nga ana tjetër, ajo pranon vetë se një nga blerjet e bëra kur ishte 17 vjeçe kur u transferua në Los Anxheles, ishin veshjet intime “Frederick’s of Hollywood”.

“Markat ishin shumë të njohura. Unë, e rritur në një familje shumë besimtare, kisha nevojë për veshje vërtet skandaloze”, – ka thënë Megan Fox. Tani që është ajo vetë që mund të vendosë për gjithçka në biznesin e ri, mund të çlirojë përfundimisht edhe anën e saj provokuese.

 

Please follow and like us: