Albspirit

Media/News/Publishing

Rama tërheq kandidatin e Kavajë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar arsyen kryesore të kësaj konference përballë gazetarëve.

Vetëm pak minuta më  parë Edi Rama bëri të ditur që do të tërhiqte kandidatin në Kavajë si dhe u bëri thirrje kandidatëve të tjerë që të tërhiqen.

“Mos harroni se politika është shah dhe shahu thonë që është strategji. Ka edhe nga ju që janë të shqetësuar për Kavajën. Ka një plan për destabilizim të këtij vendi që çadra është ngritur për ta çuar vendin në destabilizim, këto nuk janë më hamendje por janë fakte. Por kjo nuk do të lejohet. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin që po pregatit Partia Demokratike. Vjen gjithmonë një moment për të thënë fjalën e fundit dhe për luajtur gurin e fundit, por ky moment nuk është 7 maji, sepse 7 maji konsiston edhe fundin e kohës fizike për pregatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Të pengosh njerëzit të votojnë është krim dhe ky krim nuk do të ndodhë në vendin tonë. Nëse ata duan ta bëjnë shesh ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Ne do të tërheqim kandidatin dhe u bëj thirrje edhe kandidatëve të tjerë që të tërheqin kandidatin”, tha ai.

Please follow and like us: