Albspirit

Media/News/Publishing

Totozani-Haritos: Ndëshkoni ata që do të shkelin ligjin gjatë fushatës

Avokati i Popullit, Igli Totozani me ane te nje shkrese i rekomandon Ministres Milena Harito dhe të gjithë Kryebashkiakëve qe të marrin masat për mospërfshirjen e punonjësve të Administratës Publike Qendrore dhe Vendore në fushatë elektorale në orarin zyrtar të punës.

Totozani thekson se në rast se do të konstatohen raste konkrete, duhen marrë masa disiplinore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës apo Nepunësit Civil ndaj punonjësve që anashkalojnë detyrat dhe misionin e tyre të ngarkuar nga Kushtetuta dhe Ligjet e tjera.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pjesëmarrja e vullnetshme apo e detyruar e punonjësve të Adminsitratës Publike qendrore dhe vendore në fushata apo angazhime politike, brenda orarit zyrtar, është një veprim i cili bie ndesh me këto parime.Avokatit të Popullit, do të dëshironte që ky rekomandim, nga ana juaj të mund të interpretohet si një mesazh mirëkuptimi me interes të përbashkët, në të mirë të respektimit të ligjshmërisë në veprimtarinë e përditshme të administratës publike, si dhe për më tepër për një rritje të përgjegjshmërisë në ofrimin e shërbimeve të përditshme ndaj qytetarëve” nënvizohet ne letren e Avokatit te Popullit.

Please follow and like us: