Albspirit

Media/News/Publishing

Opozita protestë më 13 maj në Tiranë, zbardhen detaje dhe grupi organizator

Lulzim Basha ka paralajmëruar  një tjetër protestë të opozitës. Ky vendim vjen pas anulimit të zgjedhjeve në Kavajë, vendim ky që ka sjellë edhe dështimin e protestës së parashikuar nën drejtimin e Partisë Demokratike.

Kryedemokrati ka zhvilluar sot edhe një takim me strukturat në selinë blu.

Burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 13 Maj në Tiranë. Tubimi do të nisë të shtunën e ardhshme në orën 12:00 ndërsa në grupin e organizatorëve bëjnë pjesë Edmond Spaho, Arben Ristani dhe Edi Paloka.

Ndërkaq, mësohet se Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, iu ka dërguar një mesazh drejtuesve të PD, ku iu kërkon të përgëzojnë dhe inkurajojnë njëri-tjetrin.

Protesta e së shtunës mësohet se do të zhvillohet pa ndonjë mesazh politik të qartë përveçse akuzave të përditshme të opozitës ndaj qeverisë.

Ajo do të mbahet për të përdorur burimet njerëzore dhe logjistike që ishin bërë gati për t’u vënë në shërbim të tubimit në Kavajë më 7 Maj, tubim ky që nuk do të zhvillohet.

Please follow and like us: