Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Edhe ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, listat në KQZ janë të paligjshme

Lulzim Basha ka bërë një sërë akuzash sot ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve, por dhe dy aleatëve në qeverisje Rama-Meta. Kryetari i opozitës deklaroi se edhe ligjërisht më 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, pasi nuk ka lista të ligjshme në KQZ.

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor. Rama dhe Meta lodhen kot, më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Edhe ligjërisht nuk ka zgjedhje më 18 qershor. Sot KQZ ka bërë harakirin total. Ka refuzuar të vërë në dispozicion të 3 anëtarëve të KQZ të votuar nga opozita listat. KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë, refuzon transparencën. Rama ia ka kaluar edhe Ramizit me çmendurinë e tij. Për këto zgjedhje nuk është regjistruar asnjë subjekt tjetër, përvec subjektit të koalicionit të majtë të 2013, edhe ai i paplotë. KQZ sot ka marrë fund për ne si entitet i ligjshëm i republikës së vjetër“, tha Basha

Lulzim Basha ka hedhur akuza mbi disa europianë në Shqipëri, të cilët sipas tij nuk duan të shohin realitetin në vend, por sulmojnë opozitën. Kryetari i PD-së, tha sot nga çadra e protestës se sot po përvijohen dy Europë: ajo e barazisë para ligjit dhe votës së lirë si dhe Europa e atyre që nuk shohin kanabisin dhe ata që drekojnë në të njëjtat restorante ku qëndrojnë edhe kriminelët më të rrezikshëm. Basha insistoi edhe sot në kërkesën për qeveri teknike

Nuk mund të ketë Evropë pa zgjedhje të lira. Ka dy lloj evrope, ajo e demokracisë dhe një tjetër. Disa e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës. Ata nuk flasin edhe pse kanabisi rritet poshtë ballkonit të shtëpive luksoze ku jetojnë. Nuk flasin edhe pse drekojnë me kriminelet më në zë në Shqipëri dhe Evropë. Droga nuk është asgjësuar, por ruhet në magazina“, tha Basha.

Please follow and like us: