Albspirit

Media/News/Publishing

Kosta: “Po ndajnë zonat për vjedhjet pas zgjedhjeve, kryeministër të bëhet Braçe”

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta ka reaguar në rrjetet sociale për listat e partive politike që po bëhen gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve. Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë”,- shkruan Kosta.

SHKRIMI:

Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë!
Pasi u hoqën deputetët e ndershëm
janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.
Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë.
Edhe mashtruesit paskan “parime”, po grabisin në emër të Shqipërisë që ATA duan.

Kujtojmë se Vladimir Kosta u la jashtë listës së Partisë Socialiste.

 

Please follow and like us: