Albspirit

Media/News/Publishing

Krijohet Forumi Rinor Sfida Për Shqipërinë

Ditën e rinisë më 8 Dhjetor, Sfida! Për Shqipërinë prezantoi krijimin e grupimit Rinor që do të sfidojë politikën e vjetër. Forumi Rinor është një nga strukturat bazë e më të rëndësishmë të një force politike. Prezantimi i tij pikërisht në Ditën e Rinisë, tregon vëmendjen që Partia Sfida u kushton të rinjve dhe vizionin e saj për këtë shtresë kaq të rëndësishme të shoqërisë tonë, të cilin kërkon ta përfaqësojë me anë të një platforme bazuar në vlera.

Sfida! Për Shqipërinë beson fortësisht se të rinjtë duhet të kenë hapësirë e tyre për të shprehur vetveten dhe për tu ndjerë të përfshirë në SFIDËN për te krijuar një Shqipëri të jetueshme, ku rinia si e ardhmja e këtij vëndi ka një rol aktiv dhe konkret.

Gjatë takimit u shtruan problematikat që i shqetësojnë të rinjtë si dhe u sygjeruan se si ato mund të rregullohen.. Të rinjtë gjithashtu shprehën arsyet që i shtyjnë të bashkohen me këtë parti. Një mundësi e jashtëzakonshme për të SFIDUAR dhunimin që politika i ka bërë Shqipërisë për 25 vite duke i bërë gjërat si mos më keq. Tani duhet SFIDË.

Pjesmarrja dhe angazhimi janë të vetmet mënyra që të gjithë ne këmi për të ndryshuar situatën në të cilën jemi detyruar të jetojmë. Prandaj, Sfida! Për Shqipërinë, fton të gjithë të rinjtë që të bashkohen me këtë parti.

8 dhjetor 2016

Please follow and like us: