Albspirit

Media/News/Publishing

Macron flet pas fitores: Kemi hapur një kapitull të ri në historinë tonë

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, është deklaruar për media për herë të parë pas fitores bindëse në balotazhin presidencial, të mbajtur sot.
“Kemi hapur një kapitull të ri në historinë tonë të gjatë këtë mbrëmje. Dua që të jetë një kapitull i shpresës dhe i rikthimit të besimit”, ka thënë Macron për AFP.

Kandidati i pavarur centrist ka fituar 65.1 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale.Ai ka mposhtur bindshëm ekstremisten djathtiste, Marine Le Pen, që ka marrë vetëm 35.9 për qind të votave, ka bërë të ditur televizioni kombëtar francez.

Please follow and like us: