Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti gjerman në memorialin e Holokaustit: Trishtim dhe turp

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier shprehu “dhimbje, trishtim dhe turp” pas vizitës në memorialin e Holokaustit në Jeruzalem, zhvilluar në kuadër të vizitës në Izrael. “Si pjesë e përgjegjësisë për atë që ka ndodhur, ne jemi në krah të Izraelit dhe po punojmë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruajti Steinmeier në librin e përshtypjeve të këtij memoriali. Steinmeier vizitoi edhe varret e ish-presidentit Shimon Peres dhe ish-kryeministrit të vrarë, Yitzhak Rabin.

Të martën, Steinmeier pritet të takohet në Bregun Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, i cili javën e kaluar ishte në Uashington.

Please follow and like us: