Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: O i dehur, o gjynahqar, pëllet si katërkëmbësh me vesh të gjatë

Kryeministri Rama është përplasur sërish me fjalë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Dhe sërish fjalori i tij i lë pak vend imagjinatësh.

Njëri nga ndjekësit i kërkon përse ka përfshir në listat për deputetë ish –gardistin e 21 janarit. E ka fjalën për Agron Malajn, i cili në fakt nuk është në listë, por u përfol si kandidat përpara publikimit të emrave të atyre që do të garojnë për deputetë.

Malaj është kryetar i PS –së së Matit dhe drejtor i OSHEE për Divizionin e Burrelit.

Por Rama, që me të drejtë thotë se Malaj nuk është në listë, i kundërvihet ndjekësit duke e quajtur të dehur, gjynahqar dhe gomar.

Shihni më poshtë komunikimin e plotë të tyre.

Qytetari: Leri mor keto ti po shpjego cdo vrasesi i 21 janarit ke listat e rilindjes??? Apo e shperblyet per planin qe jau coi deri ne fund (( i dhate urdher te vrase qe ta kthenit ne ceshtje kombetare dhe te akuzonit ishkryeministrin si vrases))) spaska pas me plera e intrrigante se ju rilindasit tere jeten me eliminime personash per pushtet jeni marre e keta dele idiote qe ju ndjekin nga prapa si servila 24 karatesh. Jepi pergjigje pyetjes pse eshte ke listat vrasesi??? Po ske nje pergjigje ti je ai qe duhet denuar per kospiracion dhe organizim per eliminim personi per perfitim pushteti.

Rama: O Ervin, o gjynahqar qe s’di cfare flet po shkruan e shan si te jesh dehur ne Cader? Cili vrases i 21 janarit o i dehur nga genjeshtrat e rrugeve, qe u thua dele idiote njerezve, nderkohe qe je shqepur me bar Cadre e pellet ketu si te kishe kater kembe e veshe me te gjate se kembet! Jo or jo, eshte genjeshter nga ato me bishtin e gjate si ajo qenia me te cilen ngjan ti kur shan njerezit dhe je ti qe duhesh denuar si ata nxenesit e keqinj qe i vinte mesuesja te rrinin me nje kembe para klases ne tetevjecare.

Please follow and like us: