Albspirit

Media/News/Publishing

Urimi i parë nga Kosova për presidentin Macron vjen nga kryeparlamentari Veseli

Menjëherë pasi që mediet franceze raportuan se kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve duke u bërë president i ri i Francës, kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli, ishte i pari lider politik kosovar që uroi presidentin e ri Macron, transmeton Indeksonline.

“Një ditë e madhe për Evropën. Urime presidentit Emmanuel Macroë dhe qytetarëve të Francës. Urimet më të mira për projektin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në rrjetin social Twitter./Indeksonline/

Please follow and like us: