Albspirit

Media/News/Publishing

BE uron Macron, godet fort Le Pen

Pas Britanisë dhe Gjermanisë, edhe Bashkimi Evropian e ka uruar Emmanuel Macronin për fitoren e tij bindëse në balotazhin presidencial në Francë, të mbajtur sot.
“Urime Emmanuel Macronit. Urime popullit francez që zgjodhi Lirinë, Barazinë dhe Vëllazërinë para tiranisë e lajmeve të rrejshme”, ka deklaruar shefi i BE’së, Donald Tusk.

Kandidati i pavarur centrist ka fituar mbi 65 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale.Ai ka mposhtur bindshëm ekstremisten djathtiste, Marine Le Pen, që ka marrë më pak se 35 për qind të votave, ka bërë të ditur televizioni kombëtar francez.

Please follow and like us: