I ftuar në emisionin “Fol me Mua Fol me Ata” në RTSH, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i krahasoi “të fortët e Ramës” me sigurimsat dhe prokurorët në kohën e komunizmit.

Duka tha se të gjithë kanë frikë të flasin, duke përfshirë dhe vetë atë.

Të fortët e Ramës janë bërë si sigurimsat e prokurorët në kohën e komunizmit. Të gjithë kanë frikë të flasin. Edhe unë kam frikë të flas– tha Duka

Lideri i PAA-së, ka rrëfyer dhe për ofertat që i kanë bërë njerëz të Partisë Socialiste, në mënyrë që partia e tij të futet në zgjedhje.

Njerëz nga Partia Socialite janë përpjekur të më afrojnë për të hyrë në zgjedhje. Ka pasur përpjekje dashamirëse nga miqtë të mij në PS për të më afruar në zgjedhjet e 18 qershorit– tha Duka.