Albspirit

Media/News/Publishing

Bota e futbollit, në këmbë për Majkëll Shumakerin

Yjet e sportit botëror do të zhvillojnë një ndeshje futbolli për të nderuar një tjetër ikonë të sportit, ish-pilotin e Formula 1, Majkëll Shumaker. “Kampionët për Bamirësi” quhet ndeshja e futbollit, që do të zhvillohet më datën 3 korrik, në stadiumin e Mainz, Gjermani. Ky është edicioni i dytë i këtij eventi dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për bamirësi, për fondacionin e basketbollistit Dirk Noëitzki. Një mbështetje do të japë edhe nisma “Vazhdo Lufto” që është krijuar pikërisht në mbështetje të 7 herë kampionit të botës në Formula 1. Mes personazheve të shumtë të sportit që do të zbresin në fushë do të jetë edhe Mik Shumaker, djali i Majkëllit. “Ishte e pamundur t’i thoja JO kësaj ftese. Luajta edhe vjet dhe u argëtova shumë. Është gjithnjë mirë të mbështesësh të tilla nisma në sport”, tha Mik. Konfirmohet se ish-futbollisti Miroslav Klose si dhe ish-piloti Mika Hakinen do të jenë në këtë aktivitet bamirësie.

Please follow and like us: