Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Gjylameti: Pse nuk ka më kohë që Lulzim Basha të hyjë në zgjedhje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka deklaruar se opozita nuk ka më kohë që të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

E ftuar në studion e lajmeve në “Neës 24 ka” Gjylameti është shprehur se data e dekretuar për zgjedhjet është 18 qershor dhe opozita i ka përjashtuar të gjitha mundësitë për të marrë pjesë.

“Ç’mund t’ju them tani që ka filluar printimi i fletëve të votimit, afati për ta ka skaduar që më 8 Maj, kohë që iu kishte lënë kryeministri.

Kushtetuta thotë që datën e zgjedhjeve dekreton presidenti. Zoti Rama është ulur disa herë në tavolinë, kjo është zgjedhja e tyre, ne e kemi të gjithë diskutimin me qytetarët shqiptarë që të garantohet vota e lirë.”, është shprehur Gjylameti.

Please follow and like us: