Albspirit

Media/News/Publishing

Llazar FUNDO, intelektuali që firmosi themelet e Bashkimit Europian

Llazar Fundo është intelektuali që në vitin 1941 bashkë me intelektualë të tjerë ndërkombëtarë mori pjesë në hartimin e manifestit të Ventotenës për një Europë të lirë dhe të bashkuar që inkurajonte krijimin e një federate të shteteve europiane, që ishte menduar të mbante vendet e Europës larg luftës.

Historiani Uran Butka në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu e solli në vëmendje këtë gjenezë të Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se në muzeumin e historik të Ventotenës janë dokumente që flasin për figurën e Llazar Fundos.

Llazar Fundo është pjesë e këtij manifesti të Ventotenës për Eurpopën e Bashkuar. Në muzeumin historik të Ventotenës janë shumë dokumentet që ne i kemi qëmtuar për të gjithë antifashistët shqiptarë që unë i përmenda dhe në mënyrë të veçantë për Llazar Fundon, përveç ketyre librat e Spinelit, Rossit etj që flasin për figurën e Llazar Fundos.

Megjithëse e ka persekutuar, Enver Hoxha e ka pranuar për herë të parë që Zai Fundo ka qenë një figurë e shquar, një intelektuar dhe një njeri i përgatitur.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka akorduar ditën e hënë me datë 08.05.2017. “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” intelektualit Llazar Fundo.

Kjo dekoratë i jepet intelektualit Fundo nga Presidenti Nishani me motivacionin “Për kontributin e tij të qenësishëm si ideolog, veprimtar i shquar e liberal në frymëzimin dhe mobilizimin e popullit shqiptar në Luftën Antifashiste kundër pushtuesve të huaj. I paepur deri në sakrificën sublime për atdhedashuri, duke respektuar idealet e tij të patjetërsueshme”.

Llazar Fundo ishte një nga antifashistët dhe një nga luftëtarët e parë të luftës kundër pushtuesve, por që u asgjësua nga diktatori Enver Hoxha, sepse luftonte si patriot dhe demokrat dhe jo si pjesë e PKSH dhe e Frontit NÇ.

Pak nga jeta e Llazar Fundos

Llazar Fundos lindi më 20 mars 1899 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Kreu Liceun francez të Selanikut. U diplomua për drejtësi në Paris. Më 1923 u kthye në atdhe me profesionin jurist. Ndërkohë mori pjesë në Shoqërinë Bashkimi (1922-1925) Pas vrasjes së Avni Rustemit më 1924, u zgjodh kryetar i saj. Drejtoi edhe gazetën “Bashkimi”. Në mbarim të dhjetorit, kur Qeveria demokratike e Nolit ra, u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi. Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi me gazetën e nacionalistëve shqiptarë “Liria Kombëtare”. U diplomua për filozofi në Moskë. Mandej dha leksione të kësaj lënde në Leningrad (sot Peterburg). Më 1934 i dënuar me vdekje nga Kominterni, u arratis nga Rusia. Jetoi i fshehur në Francë, Belgjikë, Zvicër e Gjermani. Më 1939 u kthye sërish në atdhe për të marrë pjesë në rezistencën kundër pushtuesve italianë, por në vitin 1941, u arrestua dhe me shumë të tjerë u internua në Ventotene të Italisë. Më 23 shtator 1944, mbylli sytë i pushkatuar nga partizanët shqiptarë në Kolesjan të Kukësit. Në vitin 1995 u shpall “Martir i Demokracisë”./CityNews

 

Please follow and like us: