Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Ambasada e SHBA në Prishtinë pas rrëzimit të qeverisë Mustafa

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas rrëzimit me mocion mosbesimi të qeverisë Mustafa sot në Kuvend.

“Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”,-thuhet në deklaratë.

DEKLARATA:

Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohsme, ftojmë të gjithë zyrëtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.

Please follow and like us: