Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA zbardh vizitën e kongresmenëve amerikanë

Lidhur me vizitën e kongresmenëve amerikanë në Tiranë, në një deklarat për mediat Ambasada Amerikane thekson se në këtë takim u nënvizua partneriteti strategjik mes vendeve.

“Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizoi partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale”, citohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve.
Please follow and like us: