Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që kanë në dorë shtyrjen e zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin për shqyrtimin e kërkesës së PAA-së për rrëzimin e vendimit të KQZ-së për pranimin e listave të partive për 18 Qershorin.

Në përfundim të hedhjes së shortit rezulton se pesë gjyqtaret Artur Malaj; Tomorr Shkreli; Ridvan Hado; Gjin Gjoni; dhe Sotiraq Lubonja do të shqyrtojnë këtë kërkesë.

***

Opozita ankimoi dje listat e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor duke u kërkuar të çregjistrojë listat e kandidatëve për deputetë. Siç e shihni edhe me poshtë në kërkesë padi, ajo është firmosuar nga kreu i PAA, Agron Duka, partia e të cilit është e regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.

g1

g3g4

Basha zbulon skenarin e PD, kërkesë Kolegjit për të rrëzuar 18 Qershorin

Partia Demokratike e ka gati skenarin për bllokimin e zgjedhjeve të 18 qershorit ku shumica parlamentare ka vendosur të garojë pa opozitën, teksa kjo e fundit mbetet e palëkundur nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira të garantuara nga një qeveri teknike, pa Ramën kryeministër.

Gjatë fjalës së tij nga cadra e protestës, kryedemokrati Basha njoftoi hapin e radhës që do të bëjë të pamundura zgjedhjet pa opozitën.

“Kolegji Zgjedhor do ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme. Do t’i japë një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes negociatave. Nëse Kolegji përmes presioneve dhe zhageve vendos ti thotë shqiptarëve se rrëzon këtë kërkesë, Kolegji do të merret përpara nga Bashkimi i Republikës së Re”- tha Basha

Ndërkohë gazeta e njohur amerikane, Washington Post, publikoi një shkrim të AP për padinë e opozitës.

“Opozita kryesore nuk është regjistruar në votime, duke pretenduar se qeveria do manipulojë votimet. Qëndrimi i opozitës për të paditur regjistrimin e kandideatëve në Kolegjin Zgjedhor, mund të bllokojë ose krijojë pengesa në proces”, thuhet në shkrim.

Please follow and like us: