Albspirit

Media/News/Publishing

Letrat e Jacqueline Kennedy ndaj burrit që refuzoi për martesë

Letrat që Jacqueline Kennedy kishte këmbyer me burrin që e kishte refuzuar nxirren në ankand.

Bëhet fjalë për 18 letra të shkruara me dorë dhe një të shkruar me makinë shkrimi nga ‘Jackie O dhe me destinacion për David Ormsby Gore, ish-ambasadori anglez në Uashington, mik i John Fitzgerald Kennedy.

Këto letra janë zbuluar kohët e fundit në shtëpinë në Uells ku banonte Gore dhe nipi i ambasadorit vendosi t’i shesë dhe të përdorë paratë për të rinovuar banesën historike.

Letrat flasin për propozimin për martesë që Gore i kishte bërë ish-zonjës së parë. Një propozim që ishte pasuar edhe nga disa pushime në nëntor 1967 mes Jacqueline dhe Gore në Kamboxhia, që kishte nxitur shumë artikuj mbi një marrëdhënie romantike mes të dyve.

Pak kohë pas kthimit në SHBA, Gore kishte marrë hapin e madh, por ishte refuzuar. Jackie O kishte preferuar Aristotele Onassis.

“Kërkon të më mbrojë. Është inteligjent dhe i sjellshëm. Kam vendosur.”, i shkruante Jacqueline ish-ambasadorit Gore.

Please follow and like us: