Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptaret e hijshme ‘zbarkojnë’ në Kanë

Festivali i Filmit të Kanës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë dhe një mundësi shumë e mirë për personazhet publikë që të tërheqin vëmendjen. Emrat e njohur në Shqipëri sa më shumë kohë kalon dhe aq më prezentë bëhen me evente të tilla, me rëndësi ndërkombëtare. Dhe këtë vit Kana duket sikur është pushtuar nga të famshmit shqiptarë. Albana Osmani dhe Jona Spahiu ishin dy nga moderatorët shqiptare që njoftuan të parat për pjesëmarrjen e tyre.

 

 

Osmani pasi pozoi përkrah këngëtarit me famë botërore Seal…

Fotografia e saj u publikua në “Daily Mail”…

Pa nga afër Leonardo Di Caprio-n dhe bëri fotografi me modelin (dhe kriminelin më të bukur në botë) Jeremy Meeks.

Mund të themi se ishin ditë me shumë arritje për të dhe mund të ketë surpriza të tjera.

Dhe këtë nuk e themi pa fakte, pasi moderatorja përfundoi ditën duke darkuar me biznesmenin shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.

Ky i fundit është në fakt mashkulli i parë që shkeli në tapetin e kuq të Kanës, por mbi të gjitha shijoi eksperiencën e veçantë në darkën në jaht dhe mrekullinë e natyrës. Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu mori pjesë në eventin gala të “The Harmonist”, që u mbajt dje gjatë 70-vjetorit të Festivalit të Filmit të Kanës në Club Albane.

Por jo mashkulli i vetëm, pasi mbrëmë në Kanë u shfaq edhe fotografi Endrit Mërtiri! Me synimin për të qenë gjithmonë pjesë e eventeve të rëndësishme, fotografi shqiptar u fotografua krah modeles  Dorina Gegiçi.

Për modelen ishte një natë shumë e rëndësishme pasi festonte ditën e lindjes. E veshur me një fustan të kuq sateni, Dorina Gegiçi shfaqte format e saj perfekte.

Gjithashtu një tjetër mikeshë e tyre, Aurela Hoxha, mori pjesë gjithashtu në Kanë dhe kishte zgjedhur dy veshje të bardha.

Fillimisht një fustan të bardhë, me të cilin pozoi dhe me supermodelen Doutzen Kroes.

Dhe më pas me një komplet të bardhë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte gjithashtu në festimet e 70-vjetorit të Festivalit të Filmit të Kanës, në Palais des Festivals. Ajo mrekulloi me fustanin e Elie Saab ngjyrë nude, me të cilin shkëlqente.

Ndërsa për festën Grisogono, këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një stil shumë ndryshe, fustan blu të shkurtër, me të cilin kishte kombinuar edhe makijazhin.

Blogerja shqiptare Irena Kita gjithashtu nuk mungoi në këtë event, ndërsa solli bukurinë e koleksiononit të dizajnuar në bashkëpunim me të. Dhe duket e mrekullueshme!

Kana pushtohet nga shqiptarët! 9 të famshmit që na përshëndetën nga atje

Please follow and like us: