Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takon Donald Trump në Bruksel, letra e kongresmenit amerikan zbulon për çfarë biseduan

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Në fakt në media kanë qarkulluar shumë fotografi të të gjithë krerëve të shteteve anëtare  të NATO-s sëbashku, mirëpo nuk bëhet fjalë për të tillë lloj takimi. Kongresmeni amerikan Matt Gaetz zbulon detajet e takimit përmes një letre.

“Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS. Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë.

Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin. Kryeministri Rama ka treguar një lidership të madh në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian”, shkruhet në letrën e kongresmenit amerikan.

Mesa duket kryeministri Rama i ka rregulluar marrëdhëniet me presidentin e SHBA-ve, pasi kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, ai ishte shprehur kundër fitores së tij.

Please follow and like us: