Albspirit

Media/News/Publishing

Kritikat ndaj listës së PD, Berisha tregon se kush i caktoi emrat

Lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 qershorit ka qenë shumë e diskutuar, nga të majtë edhe të djathtë, të cilët janë shprehur se këta emra nuk i sjellin fitoren kësaj partie. Ka pasur nga ata që i kanë kërkuar Berishës që të tërhiqet nga lista. Teksa ish kryeministri shpërndan në Facebook mitingun e Bashës në Fier, një qytetare i komenton dhe i sugjeron që të largoht nga kjo listë. Ndërsa Berisha i përgjigjet se nuk ka pasur asnjë rol në listëne kandidatëve.
Komentuesja: Z. Berisha ju nuk duhet te beheni pjese e kesaj farse politike ju jeni ikona e demokrateve ndaj largohuni nga kjo liste .
Sali Berisha: Faleminderit per mesazhin Viola. Me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD eshte ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishkryetarit, i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se eshte e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Duke shprehur mirenjohje te thelle per te gjithe kontributin tuaj te çmuar, thirrja ime me miqesore per ju dhe çdo demokrate e demokrat eshte te vazhdojme betejen drejt fitores! Me urimet e mia me te mira per ju dhe familjen tuaj, me respekt Sali Berisha.
Please follow and like us: