Albspirit

Media/News/Publishing

Barbara Doda: Si u futa në PD dhe pse i them xhaxhi Bashës?

Mbrëmjen e djeshme Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se si u bë pjesë e Partisë Demokratike.

Duhet të theksojmë që Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë.  Ajo rrëfeu se afrimin me PD-në e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime dhe se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova.

Por Doda tregoi gjatë fjalës së saj edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën  e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.

“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mi. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, është shprehur kandidatja Doda.

Please follow and like us: