Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli i Sfidës për Shqipërinë: Ndëshkoni me votë partitë qeveritare

Për 24 ditë, ata që tani janë së bashku në qeveri, PS, PD, LSI, etj, do të shajnë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen të bindin shqiptarët që partia e secilit është e keqja më e vogël. Pas zgjedhjeve do të ulen sërish bashkë për të ndarë tortën e pushtetit. Po qytetarët kush do t’i përfaqësojë? Kush do të jetë opozita përballë etjes së pafundme për pushtet?

Sfida për Shqipërinë ka vendosur që këtë mandat nuk do të rreshtohet në asnjë koalicion qeverisës. Ne do të luftojmë për interesin e qytetarëve duke shfaqur idetë dhe bindjet që kemi si opozita e qytetarëve.

Demokratët e pakënaqur, socialistët e zhgënjyer, votues të mëparshëm të LSI-së që kuptojnë se Shqipëria nuk mbahet me vjedhje apo qytetarët e pavarur kanë te SFIDA mundësinë për një opozitë të vërtetë.

Nëse të gjitha partitë janë vënë në rresht për mishin dhe kockat e pushtetit, po qytetarët kush do t’i përfaqësojë? Përgjigja është “Sfida për Shqipërinë”. Ne e kemi të shkruar në statut që mandatin e ardhshëm do të jemi vetëm opozita e njerezve, e qytetarëve.

No automatic alt text available.

Image result for fleta e votimit

Please follow and like us: